Aktori i njohur, Arben Derhemi raportohet se i ka dhënë fund martesës së tij disavjeçare me gazetaren dhe psikologen, Iva Korumi.
Çifti, prindër të një vajze Darlin e cila erdhi në jetë në vitin 2009, dyshohet se janë ndarë për shkak të tradhtisë së aktorit, sipas “Popart”.
Ish-moderatorja raportohet se nuk e ka falur tradhtinë e tij dhe kanë marrë vendim për t’u ndarë.
Gjithashtu shihet se çifti nuk ndiqen më as në rrjetet sociale, madje kanë “zhdukur” edhe fotot e përbashkëta.
Kujtojmë që Arbeni është një aktor mjaft i njohur për publikun, ai ka luajtur role të shumta por një ndër të cilat mbahet mend është roli i “Florit” ku ai e luan në serialin “Njerëz dhe Fate”.
Ndër të tjera aktori ka bërë të ditur së ky serial do të rikthehet së shpejti me seri të reja.