Mbrëmjen e 30 nëntorit ka ardhur në jetë fëmija i dhjetë i aktorit të shumë roleve të suksesshme, Eddie Murphy.

Lajmin e kanë bërë të ditur ditën e sotme mediet e huaja, pasi vetë aktori ka preferuar ta mbajë të fshehtë. Ai është bërë baba i një djali të quajtur Max Charles Murphy. 

Eddie dhe bashkëshortja e tij Paige Butcher kanë edhe një vajzë 2-vjeçare. Fëmija më i madh i aktorit është 29 vjeç dhe Eddie është shprehur se dëshiron edhe fëmijë të tjerë.

Aktori është martuar 3 herë dhe me sëcilën prej tyre ka fëmijë.