Aktori i humorit të “Apartamentit 2Xl” do bëhet baba për herë të parë. Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të dashur të humorit i cili është i angazhuar dhe në shumë role në teatër.
Prej shtatë vitesh në një marrëdhënie dashurie me regjisoren Jona Xhelilaj, aktori Visjan Ukcenaj ditën e sotme ka treguar se ndihet tepër i bekuar. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Visjani ka lamëruar për pjesëtarin më të ri në familje:
“Vepra më e mrekullueshme e jetëve tona ky ëngjëll që po vjen si diell për të ndritur në përjetësi historinë tonë të dashurisë. Faleminderit o Zot për këtë Bekim.”





