Keanu Reeves ka bërë një tjetër gjest bujar gjatë xhirimeve të pjesës së katërt të John Wick. Pasi u fotografua duke ndihmuar stafin me pajisjet, aktori amerikan i ka dhuruar ekipit ora Rolex me vlerë 9,150 dollarë për t’i falënderuar për punën e tyre të palodhur.

Aktori 57-vjeçar befasoi ekipin me orët e personalizuara gjatë një darke në Paris të shtunën mbrëma pas mbylljes së xhirimeve për filmin e ardhshëm aksion. Bruce Concepcion, Jeremy Marinas, Dave Camarillo dhe Li Qiang ishin ata që morën dhuratën nga Reeves.

Pjesa e brendshme e secilës orë ishte e gdhendur me mesazhe personale për secilin individ nga aktori. Për këto dhurata, yllit të filmit i është dashur të shpenzojë më shumë se 36 mijë dollarë.