Aktori i njohur, Kit Harington është shprehur për “Hollywood Reporter” se gjatë realizimit dhe fundit të serialit të famshëm “Game of Thrones” ka patur kriza nervore.

Aktori tregoi se i është dashur të bënte një vit pushim nga xhirimet dhe vuri në dukje se natyra e dhunshme, intensive dhe emocionale e serialit i ka dhënë atij një avari në realitet.

“Kam pasur probleme me shëndetin mendor gjatë realizimit të serialit. Dhe për të qënë i sinqertë edhe gjatë fundit të tij. Unë mendoj se ato ishin të lidhura me natyrën e serialit dhe atë që kam bërë prej vitesh’”, është shprehur Harington.

Në maj të vitit 2019, datë kjo që përkon me përfundmin e serialit, aktori u shtrua në spital në një qendër të shëndetit mendor.