Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli janë kthyer një ndër çiftet më të komentuar në showbiz-in shqiptar. Në fillimet e tyre ata preferuan që lidhjen ta mbanin larg vëmendjes mediatike, megjithatë tani duket se nuk e kanë aspak problem.

Madje aktori ka nisur të flasë publikisht edhe nëpër emisione për partneren e tij. Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Rreze dielli” Olsi ka folur për marrëdhënien me Eglin dhe ka treguar hapur se ajo është dashuria e jetës së tij ndërsa ka treguar edhe për planet për martesë.

“Pas Këngës Magjike, klipet që do bëj do jenë me regji të Egit. Ajo ka talent edhe për tekste. Absolutisht është dashuria e jetës sime përderisa po flas për të. Martesa? Nuk dua të nxitohem, është diçka që do vijë ngadalë,”  shprehet Olsi.