Aktori i njohur i “Portokallisë”, Irgen Çela, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së shtunës.
Ai ka mbledhur miqtë, shokët dhe të afërmit, duke kurorëzuar historinë e dashurisë me bashkëshorten Laura.
Në fotografitë dhe videot bashkëngjitur shihen momente nga festa, ku duket se atmosfera ka qenë vërtetë e ndezur.
Si të ftuar specialë kanë qenë këngëtarët Mariola dhe Jurgen Kaçani.
Vihet re se edhe në dasmë nuk ka munguar as humori, ku shihen ngacmime dhe batuta mes mysafirëve.