Thirrja e fundit e Edi Ramës për “spastrimin” e administratës publike nga militantët, të cilët i konsideron “parazitë”, nuk është pritur aspak mirë.
Ndër ata që kanë reaguar është edhe aktori i njiohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Neritan Liçaj. Ky i fundit ka hedhur akuza të forta kundër shtetit dhe shefit të qeverisë. Ai e ka ironizuar deklaratën e Ramës me anë të një statusi.
“Problemi i shtetit Shqiptar per mendimin tim,eshte se vazhojme me shtete partish,ose e quajtur ndryshe PARTI-SHTET,si ne kohen e diktatures. Ke militant dhe njerez te mbrojtur politikisht qe bejne si agallare dhe nuk zbatojne ligjet ne poste drejtuese qe kane. Dhe pastaj liderat e tyre qe ikane vendosur vet,bertasin "Pse nuk funksjonon shteti?"! E thjesht s'jan specjaliste dhe jane te mbrojtur nga ai qe bertet. Atehere perse bertisni zoteri te pushtetit kur kete katrahure jeni ju qe e keni gatuar?! Mos lani duart si Ponc Pilati. Merrni njerez te denje dhe te afte dhe jo militante qe jo vetem abuzojne por dhe nuk dine te bejne punen. Fare e thjeshte”, shkruan aktori, Neritan Liçaj.





