Katër ditë kanë mjaftuar për të parë se martesa me të dashurën e tij nuk ishte veprim i duhur. Nicolas Cage dëshiron t’i japë fund martesës vetëm katër ditë pasi ka kurorëzuar dashurinë e tij me Erika Koike.
Sipas dokumenteve që “The Blast” i ka siguruar, Cage ka kërkuar anulimin e martesës me Koike. Larg mediave dhe syrit të publikut aktori 55 vjeçar është martuar me makeup artisten 36 vjeçare.
Në dokumentet që mediat kanë siguruar figuron se certifikata e martesës së çiftit të ri është lëshuar më 23 mars. Është akoma e paqartë se pse vetëm pas katër ditësh martesë, Cage kërkon anulimin e saj.
Madje ai ka kërkuar divorc nga bashkëshortja e tij prej vetëm pak ditësh nëse anulimi i martesës nuk është i mundshëm.





