Edhe pse ceremoninë e martesës e organizoi në muajin shtator, duket se për aktorin Eglen Laknori "detyrimet" nuk ishin mbyllur.
Ditën e sotme Ami ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet sëbashku me çiftin e ri dhe Ermalin. "Ligjërisht Znj dhe Z Laknori! Zoti ju bekoftë miqtë e mi!", shkruan prezantuesja.
Ndonëse u martuan në shtator, fotografia e Amardës na bën të kuptojmë se celebrimin e kanë kryer vetëm tani dhe si dëshmitarë ka qenë çifti i njohur. Ermali dhe Egleni kanë punuar për disa kohë sëbashku dhe e ruajnë shoqërinë e ngushtë edhe jashtë ekranit.