Fama dhe sukseset e aktorit shqiptar përtej kufijve, nuk kanë të sosur dhe kjo sigurisht që na bën mjaft krenar! Po flasim për aktorin Nik Xhelilaj i cili do të vijë në ekranin e TV Klan në serialin më të ri turk, "Qyteti i humbur".

"Qyteti i humbur", ku Xhelilaj do të ketë rolin kryesor, tregon për historinë e banorëve të një pallati 6 katësh, që përpiqen të kapin ritmin e jetës urbane.

Banorët e lagjes së varfër të Stambollit duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe shpresat e tyre, për t’u përshtatur me metropolin e madh, zbulon TV Klan.