Aktori dhe këngëtari turk Ozkan Denis, mjaft i njohur për publikun shqiptar në serialet turke, mund të përfundoj në burg si pasojë e dhunës që ka ushtruar ndaj gruas së tij.
Sipas mediave turke, hetimet e nevojshme mbi këtë çështje kanë përfunduar dhe prokuroria tashmë ka ngritur një proces gjyqësor. Proces në të cilin është kërkuar dënimi me burg nga gjashë muaj deri në një vit e gjysëm.
Bashkëshortja e tij ka deklaruar se aktori ka ushturar disa herë dhunë mbi të, gjë që ka filluar përpara 3 vitesh. Ajo zbuloi edhe raste të tjera të dhunës së ushtruar, ku dëshmitare ishin dadoja, shoqja e përbashët dhe motra e saj. Të treja dëshmuan kundër aktorit.
Ozkan tha se pretendimet e ish-gruas së tij nuk ishin të vërteta dhe nuk i pranon akuzat, ama modelja paraqiti raportet nga spitali të cilat vërtetonin gjithçka.
Denis dhe Aktan u divorcuan pas 15 muajve martese në vitin 2019, ndërsa sa i përket kujdestarisë së djalit, ish- çifti ka rënë dakort dhe kanë një kujdestari të përbashkët.





