Aktori i njohur turk Erkan Petekkaya, këtë verë vendosi që disa ditë pushime t’i kalonte në vendin tonë. Sa në jug të vendit e sa në kryeqytet, aktori nuk ka lënë pa thënë dy fjalë.

Me një video nga rrugët e Tiranës, Erkan Petekkaya thotë se është ndjerë si në shtëpi.

“Ky qytet është aq i mrekullueshëm siç ka edhe njerëzit. U ndjeva si në shtëpi. #tiran #vlora #albania” shkroi aktori në mbishkrimin e postimit.