Erion Isai, aktori i njohur i humorit në spektaklin “Portokalli” është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Ajlin Petrela, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, që është një vajzë. Çifti ka zgjedhur një emër të veçantë për vogëlushen e tyre, duke e quajtur atë Ajër.
Erdhi Ajër! “Kjo është vajza ime dhe @ajlin_petrela . E quajnë Ajër, është ajri jonë… Dashuria jonë…. Faleminderit Perëndi…. O zot, bekoje… Më shumë se mua!”- ka shkruar aktori në profilin e tij në Instagram, ku shihet dora e vogëlushes.





