Pasioni për artin dhe pikturën nuk ka mbetur asnjëherë jashtë vëmendjes së Florit, megjithëse angazhimin maksimal e ka prej më shumë se 13-vjetësh pranë spektaklit të humorit “Portokalli”. Piktura tek ai ka zënë vend shumë herët, qysh fëmijë, dhe me kalimin e viteve ka ndryshuar formë… derisa protagonistët kryesorë të saj u bënë Krena dhe Glauk, dy fëmijët e Florit.
Por sot, pikturat e fundi kanë një dimension të ri dhe tjetër nga vizatimet e tjera… në lëkurë.
Flori, së fundi ka bërë edhe një vizatim të dytë në shpinë, ku duken portretet që simbolizojnë emrat e dy fëmijëve të tij. Emrin Krena, të shkruar mbrapsht, e shoqërojnë disa prej simboleve tona më të njohura kombëtare, ndërsa në krah të emrit Glauk është i dukshëm portreti i mbretit ilir të Taulantëve.
Për aktorin, gdhendja në lëkurë e dy emrave dhe portreteve që mbajnë histori është një Krenari më shumë, por edhe dashuri e përkushtim ndaj familjes e fëmijëve.
Siҫ ka thënë edhe vetë në intervistën e fundit, Krena dhe Glauk janë ҫlodhja e tij më e madhe, e ҫdo dite pas punës, pas shfaqjes. Sa më shumë kohë të kalojë me ta, aq më i frymëzuar ndihet për të bëra gjëra të reja e të bukura. /Class/