Aktori i “Portokallisë” Erion Isai ka publikuar në rrjete sociale një kolazh me foto ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij regjisoren Ajlin Petrela.
Ata sot festojnë 7-vjet nga koha kur janë lidhur me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye ai nuk është kursyer në deklarata dashurie për të: “Gëzuar ditën që më kujton se çdo vit bëhem edhe më i mirë me ty. Gëzuar dashuri,”-përfundon aktori i njohur.