Është përfolur se në shtator ai nuk do të jetë më pjesë e show-t humoristik, Portokalli.
Është përfolur se në shtator ai nuk do të jetë më pjesë e show-t humoristik, Portokalli. Bëhet fjalë për aktorin dhe skenaristin e njohur, Erion Isai i cili ka lenë të kuptohet se nuk do ta shohim më në këtë show.
“Thashethemet për largimin tim i kam ndjekur, por akoma se di çfarë do të sjellë shtatori. Njerëzit po ndajnë gratë dhe s’po bëjnë drama jo më të ikësh nga Portokallia. Kjo është gjë normale fare. Unë s’kam çfarë të jap më, jam nga më modestët në personazhe aty. Jam investuar për skenare, ide etj. Nuk e besoj se Portokallia do ta vuaj mungesën time, sepse kanë ikur shumë aktorë. Nëse unë iki nesër nuk dua që ajo të shkatërrohet. Regjia më pëlqen, skenari më pëlqen më shumë dhe do më pëlqente një rol në prapakuinta”, ka pohuar Isai gjatë programit “Mos i fol shoferit” .