Tiranë, 3 maj 2014 – Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dashur të denoncojë gjendjen e mjeruar të spitaleve tona. Përmes dy fotove të postuara që flasin për degradimin e dhomave spitalore, Juliani ka dashur të sjellë një dëshmi reale të ambienteve, ku parashikohet të shtrohen dhe të kurohen të shqiptarët e sëmurë.
“Ndërkohë kjo është gjendja në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, ose Q.S.U.T. ose te spitalet..! Desha t'ja beja tag edhe ministrit të shëndetsisë por nuk e kam friend…! Shijojeni këtë pamje të ndyrë..!”,- shkruan Julian Deda në postimin e tij.
Ndoshta pas këtij postimi, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe autoritetet spitalore do të reagojnë për të normalizuar gjendjen…
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





