Burak Yoruk është një nga aktorët më të njohur në Turqi, por pak e dinë që ai është me origjinë shqiptare.
Yoruk ka qenë protagonist në disa seriale, të cilat janë transmetuar edhe në kanalet televizive shqiptare dhe ka mjaft fansa.
Së fundmi, aktori i ka gëzuar pa masë këta të fundit pasi ka ndarë me 1.3 milionë ndjekësit e tij në “Instagram” një foto të tijën dhe krahas saj shkroi në gjuhën shqipe:
“Djali i nënës.”
Kujtojmë se Burak ka zbuluar më herët gjatë një interviste se nëna e tij është me origjinë shqiptare.
“Çka po bon, mirë, ti qysh je”, tha ai, teksa tregoi se di vetëm pak fjalë shqip.