Programi i humorit “Portokalli” do të nisë këtë fundjavë sezonin e ri, por prej disa ditësh ky spektakël u vu në qendër të vëmëndjes për shkak të kritikave të aktorit Jul Deda, për regjizorin Altin Basha.
Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Wake Up” është përgjigjur duke thënë se nuk merret me “individë që lehin rrugëve”
Ndërsa aktori Rezart Veleshnja e quan regjizorin, Altin Bisha. I njohur për rolin e tij si “Betim Spërdhima”, Veleshnja ka bërë një status publik në Facebook ku përmend edhe regjizorin, të cilit i dedikon famën që ka deri tani.
“Sot mbush 10 vjeç në tv nr 1 në Shqipëri Top Channel! U rrita artistikisht në këtë shpi me prindër të mirë edhe të mençur! Një falenderim shkon për Altin (Bishën) që më bëri ky që jam! Ai që nuk harrohet është Ledjo Lako që ishte i pari që më shoqëroi në këtë skenë edhe më mësoi hapat e para! Flm të gjithëve që më mbështetët! Por mos harroni këtë javë në tv tuaj vjen ‘Portokalli’ më lart se kurrë më parë një super skenografi edhe numra surprizë pafund nga Flor Binaj, Ledjo Lako, Gazmend Paja, Marin Orhanasi etj, etj”, shkruan aktori.





