Aktori i njohur, Ryan Gosling feston ditën e sotme 40-vjetorin e lindjes.
Ryan është një aktor kanadez, me një karrierë të gjatë në Hollywood. Ai e nisi karrierën e tij që fëmijë në “The Mickey Mouse Clob”.
Ryan luajti në filmin “The Notebook” me aktoren Rachel McAdams, ku dhe nisi një lidhje me të, që zgjati 4 vite. Në 2016, ai dhe Emma Stone ishin pjesë e filmit “La la land”.
Ai është i martuar me aktoren Eva Mendes 6 vite të madhe dhe kanë dy vajza, njëra 6 dhe tjetra 4 vjeç.





