Një ngjarje tragjike ka ndodhur për një familje shqiptare mbrëmjen e djeshme në New York.

Aktori shqiptar, Florind Belliu, hodhi gruan nga dritarja dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë. Tragjedia e dyfishtë ndodhi teksa gruaja e tij Ornela do të festonte ditëlindjen. Por në vend që të ishte një ditë feste, u kthye në një tragjedi të rëndë për familjen Belliu.

Çifti, 35 dhe 28 vjeç kishin dy fëmijë së bashku.

Ngjarja ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkway South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenëay.

Të dy u gjetën në oborrin e pasmë të ndërtesës.

Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye në vdekjeprurëse, thanë burimet policore.

Nëna e Florindit u rrëzua në trotuar dhe filloi të vajtonte kur mësoi për tragjedinë, shkruajnë mediet e huaja, raporton abcnews.al.

Fqinjët u përpoqën ta ngushëllonin gruan, por ajo nuk mund të qetësohej, tha një fqinj.

Fëmijët e çiftit ishin brenda banesës kur ndodhi tragjedia, thanë policët. Një dritare mbi rrugicën nga e cila policët dyshojnë se kanë rënë mbeti e hapur ndërsa policia po krihte vendin e ngjarjes.

Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre.

“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël”, tha fqinji Giovanni Resto për Daily Neës. “Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e bukur. Djaloshi ishte pak i turbullt, por një familje e bukur.”

Dyshja mund të kenë debatuar para se të vdisnin, thanë fqinjët.

Porter Harold Jonson, 60 vjeç, vuri re se diçka nuk po shkonte me Florindin.

“E pashë mbrëmë, i thashë, ‘a je mirë?’, sepse sytë e tij ishin shumë të hapur. Sytë e tij ishin vërtet të hapur, sikur të ishte i zemëruar.”