Aktori me prejardhje shqiptare që po korr sukses të madh në kinematografinë botërore, ka blerë një vilë luksoze me vlerë 38,5 milionë euro në Kaliforni aty ku edhe jeton.

Bëhet fjalë për aktorin Jim Belushi, i cili ka hapur zemrën për mediat amerikane, duke zbuluar se si duket në brendësi shtëpia e tij e re.

Vila e 63-vjeçarit ndodhet në Brentwood të Kalifornisë me sipërfaqe 14200 metra katrorë, ka 6 dhoma gjumi dhe 11 banja.

Jashtë vilës ndodhet dhe një xhakuzi në një ambient të rrethuar me gjelbërim.

Aktori lindi në 15 qershor 1954 në Chicago nga prindër shqiptarë. Ai është martuar 3 herë dhe ka 3 fëmijë.