Jonida Shehu riktheu në ekran emrat më të dashur për fëmijët.
Artemisa Mithi, Herion Mustafaraj [Beni Ecën Vetë], Donald Kokona [Taulanti kërkon një motër], Manjola Begolli [Rudina e 2 Herë Mat] e të tjerë ishin disa nga të ftuarit e mbrëmjes së shkuar në Top Channel.
Gjatë bisedës në studio ish-aktori Donald Kokona, i njohur për rolin e tij në “Taulanti kërkon një motër”, ka treguar se kolegun e tij Sokol Gjoshin, i cili po ashtu është i njohur për rolin në “Fillim i vështirë”, e kishte inat pa e njohur.
“Ja unë po e them, Sokolin e kam pasur inat edhe pse nuk e kam takuar kurrë. Sepse nuk fitova një kinoprovë që e fitoi ai!”, ka treguar Donaldi, e cili më pas rrëfeu se ka kaluar shumë kohë që prej asaj kohe.





