Me siguri që në foton e mësipërme nuk arrini ta identifikoni aktorin shqiptar. 

Rolet e shumta me sa duket e kanë transformuar krejtësisht Nik Xhelilajn. Pasi përfundoi  projektin kinematografik gjerman “Winnetou”, Niku është rikthyer sërish në Turqi për projektin e rradhës.

Këtë herë do ta shohim në rolin e personazhit të quajtur Borka dhe duket se në shumë pak kohë është përshtatur më së miri me pamjen e tij të re. Ky ndryshim i Nikut ka shkaktuar shumë reagime.