Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan, Xhevat Limani, ka ngjitur në skenën e teatrit të Durrësit, "Aleksandër Moisiu", poemën dramatike "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Limani në rolin e heroit komëbtar i shoqëruar nga sopranoja e talentuar Era Hoxha, në rolin e Donikës, sollën në skenën e teatrit durrsak një histori si kurrë më parë.
Shfaqja e poemës dramatike "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", vjen në teatrin e Durrësit pas turneve të suksesshme në teatrot e tjera në vendin tonë, ku është pritur me ovacione nga publiku.
Xhevat Limani i lindur në Fierishtë (Strugë), është një emër i njohur i teatrit shqip. Ai punoi mbi tridhjetë vite në teatrin shqiptar në Shkup, ku ka luajtur rreth 100 premiera teatrore dhe ka prezantuar artin shqiptar nëpër botë.
Si regjisor, Limani ka realizuar mbi 30 vepra. Ka realizuar gjithashtu edhe mbi 30 filma dokumentarë dhe shtatë telepoema. Ai është skenaristi dhe regjisori i filmit të parë shqiptarë në Maqedoni, me titull "Fatprerët".