Aktori i mirënjohur, Tom Cruise, është nderuar me çmimin më të lartë civil të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributet e jashtëzakonshme në ushtri me rolet e tij në ekran.

Roli kryesor i Cruise në hitin madhështor të vitit 1986, “Top Gun” e çoi atë në statusin e personazhit të famshëm dhe suksesi rekord i filmit rriti regjistrimin ushtarak.

Çmimi i shquar i Shërbimit Publik iu dorëzuar aktorit amerikan gjatë një ceremonie ditën e martën në studiot e filmit “Longcross”.

Ylli 62-vjeçar i kinematografisë shprehu mirënjohjen e tij për çmimin e lartë.

“Unë i admiroj të gjithë ushtarakët dhe gratë. Kam mësuar diçka që është shumë e vërtetë për mua. Të drejtosh dhe të shërbesh, këtë e di shumë mirë dhe e shikoj tek ushtarë e marinës”, – tha aktori gjatë ceremonisë, teksa qëndronte pranë Sekretarit të Marinës së SHBA, Carlos Del Toro.

Cruise luajti si piloti Maverick në “Top Gun”, një film që ishte aq me ndikim sa Marina ngriti edhe tavolina rekrutimi në teatro.

Ylli i nominuar për Oscar ripërsëriti rolin e tij si toger Pete Mitchell në vazhdimin e vitit 2022 Top Gun, Maverick, për të cilin Marina tha se “ringjalli” interesin ushtarak nga audienca më e re.