Aktori turk, Kivanç Tatlitug është një prej meshkujve më të preferuar e të komentuar në Turqi.

Ai është ndër më të suksesshmit e të talentuar me projekte të shumta në seriale e filma duke e bërë kështu edhe ndër më të paguarit në kinematografinë turke.

Përveçse në seriale, 36-vjeçari është edhe imazh i markave të njohura. Së fundmi ai u pagua me 1 milion euro për reklamën e veshjeve të markës Mavi.

Dhe paratë e fituara aktori po i shpenzon për t’i plotësuar dëshirën bashkëshortes së tij, Basak Dizer, e cila është një stiliste shumë e njohur në Turqi.

Tatlitug thuhet se ka marrë me qira një butik në Bodrum, ku bashkëshortja e tij po mendon të zgjerojë biznesin e saj si kreatore e modës dhe ai nuk ka kursyer ndihmën e tij për partneren.