Mauro Icardi mund të përballet me probleme të tjera edhe pse me shumë mundim arriti të shpëtonte martesën me Wanda Nara-n. Kur duket se çifti ka rënë në qetësi, një deklaratë bombë mund të shkundë sërish marrëdhënien e çiftit më të përfolur të Argjentinës. Aktorja e famshme Moria Casán bën një deklaratë të papritur ku thekson:

“Mauro është një djalë i mirë por me China Suarez as nuk tentoi te bënte diçka dhe për pak shkatërroi martesën. Icardi më duket si një bombë. Nuk e di historinë e atij djali, por nga ajo që shkruan me duket disi pikant.

Atij i duket se çdo femër është pellush që mund të vishet e më pas të hidhet në plehra. Kam përshtypjen se ka shumë nevojë për eksperienca të reja dhe këtë më ka lënë të kuptohet. Është një njeri që josh shumë dhe kjo është e dukshme”.