Ditën e sotme aktorja e famshme, njëherazi ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç, është gjetur e vdekur në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe ky lajm ka tronditur mbarë opinionin publik.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase, të cilat nuk kanë dhënë detaje të tjera të hollësishme mbi ngjarjen e rëndë në fjalë.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar rastin për mediat, ndërsa është shprehur se grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet e pajetë ish-kryetarja e Komunës dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave.