Në një lajm të publikuar sot tek suplementi “Bluetooth” shkruhej se Olta Gixhari është në një lidhje me një biznesmen nga kryeqyteti. Mirëpo vetë aktorja e ka mohuar këtë. E shqetësuar, ajo ka deklaruar për "Newsbomb" se një lajm i tillë është i pavërtetë.
“Kjo nuk është fare e vërtetë. Në këtë kohë unë jam vetëm dhe nuk po dal me askënd. Është e paimagjinueshme, sesi mund të shpifet në një mënyrë të tillë. Duket se gjithçka bëhet për para, ndërkohë që të gjithë e dinë se unë jam e zonja e vetes dhe nuk kam nevojë për lekët e askujt. Më vjen keq vetëm se nuk mund të shkruhen e të thuhen të pavërteta që dëmtojnë imazhin tim. Unë nuk e di arsyen pse e kanë bërë gazetarët e ‘Bluetooth’ një shkrim apo hamendësim të tillë, por e them me bindje se nuk është e vërtetë. Unë kam aq guxim sa të tregoj vetë gjërat e jetës time dhe të gjithë e kanë të qartë këtë.”-u shpreh Gixhari.
Aktorja e njohur është përfolur dhe më parë për një lidhje me një djalë më të ri se ajo, mirëpo vetë ajo s’e ka pranuar asnjëherë këtë fakt.





