Aktorja e njohur Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i i saj, Thomas Sadoski, janë bërë prindër për herë të dytë, me një djalë. 

Lajmi u bë i ditur në Instagram nga “War Child USA”, një organizatë që punon për të ndihmuar fëmijët në komunitetet e prekura nga lufta të rimarrin fëmijërinë e tyre përmes qasjes në arsim, mundësi dhe drejtësi. 

Seyfried dhe Sadoski janë ambasadorë të organizatës.

“Që nga lindja e vajzës sonë 3 vjet më parë, angazhimi ynë ndaj fëmijëve të pafajshëm që janë prekur brutalisht nga konflikti dhe lufta ka qenë një forcë shtytëse në jetën tonë.

Me lindjen e djalit tonë puna e “INARA” dhe “War Child” është bërë Ylli ynë i Veriut.”,- njofton cifti.

Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i i saj, Thomas Sadoski, janë bashkë që nga viti 2017 dhe kanë një vajzë 3 vjeçe.