Një aktore e njohur iraniane që ka luajtur ne një film fitues të çmimit Oskar është dënuar sot me pesë muaj burg për veprën ‘aktivitete propagande kundër shtetit’, pasi rishpërndau një video ku policia vendase sulmonte një grua sepse nuk mbante shaminë e kokës.

Taraneh Alidoosti, e cila ka luajtur në filmin ‘The Salesman’ (Tregtari) që fitoi një Oskar në 2017, është dënuar me pesë muaj burg.

Media të ndryshme i janë referuar Alidoosti si ‘Natalie Portman e Iranit’. Ajo ka shkaktuar zhurmë në 2016 kur tregoi një tatuazh feminist në një konferencë shtypi. Alidoosti nuk pritet të burgoset menjëherë dhe dënimi i saj është ndryshuar në dy muaj. Për shkeljen në fjalë aktorja ishte ndaluar në janar 2020 por ishte liruar me kusht.