Gwyneth Paltrow është gjithmonë e hapur për çdo pyetje që i bëhet, madje edhe kur bëhet fjalë për “sekretet” e bukurisë.
Themeluesja e GOOP, e cila mbushi 49 vjeçe të hënën, foli gjatë një interviste rreth inovacioneve të fundit në kujdesin e lëkurës dhe trajtimet anti-plakje. Gjatë bisedës, Paltrow u tregua e sinqertë për standardet moderne të bukurisë, rëndësinë e dashurisë për veten dhe perspektivën që vjen me plakjen.
Paltrow foli për vendimin e saj për të provuar Xeomin – një injeksion që zbut rrudhat e imta dhe gjithashtu ndau mendimin e saj mbi stereotipet që rrethojnë procedurat kozmetike.
“Ajo që nuk më pëlqen është pjesa e gjykimit që nënkupton se, ne si gra, supozohemi të jemi perfekte përgjithmonë pa asnjë ndihmë. Shoqëria na shikon si pjesë të këtij perfeksionizmi. Por, jo! Ne plakemi. Ne kemi të meta,” tha ajo, duke shpjeguar se gratë shpesh mendojnë, ‘Unë nuk do të pranoj [që kam kryer ndërhyrje] sepse duhet të dukem sikur të jam kështu.’
Në fakt, Paltrow është aq e apasionuar pas fundit të stigmës, saqë ajo ndërtoi blogun GOOP rreth idesë së të qenit një “libër i hapur” – veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e produkteve të bukurisë, trajtimeve që në të vërtetë funksionojnë – si dhe trajtimin e temave tabu si plakja.
Kur u pyet për ikonat e saj të bukurisë, Paltrow përsëri theksoi rëndësinë e forcës së brendshme dhe vetëbesimit. Ajo tregoi se i pëlqejnë gratë që janë të sigurta dhe të japin ndjenjën se ato e duan veten e tyre.