Aktorja e famshme amerikane Gwyneth Paltrow botoi një artikull të gjatë në website-in e saj Goop në lidhje me pasojat që mund të shkaktojë Covid -19 në trupin e njeriut. Paltrow është bazuar në shkrimin e artikullit edhe në eksperiencën e vet personale.
Aktorja shkruante se para disa muajsh u infektua me Covid dhe po vuan ende disa pasoja. Gwyneth tha se ndihet e pafuqishme dhe është prekur nga ”Brain fog” apo “mjegulla e trurit”.
Përpos kësaj, ka pasur dhe probleme të mëdha me kujtesën. Aktorja rrëfeu se i ka bërë të gjitha ekzaminimet e mundshme që nga muaji janar. “Nga analizat rezultoi se kisha një nivel të lartë infeksioni në trup”– ka treguar ylli hollivudian.
“Iu drejtova njërit prej eksperteve më të njohur të fushës në lidhje me këtë shqetësim, doktor Will Cole, i cili pasi analizoi ekzaminet më shpjegoi se unë isha një nga ato raste që për t’u shëruar duhet një kohë e gjatë, më shumë se normalja.”
Aktorja e ka shfrytëzuar këtë rast për t’ju përkushtuar gjerave të tjera, si kuzhinës, të gatuarit dhe të ushqyerit tërësisht bio.





