Aktorja amerikane, Brooke Shields, ka zbuluar se Donald Trump i kishte kërkuar të dilnin së bashku.

Para gati dy dekadash, Trump i propozoi Shields, duke i thënë se ai është njeriu më i pasur në Amerikë.

Në një episod të “US Talk Show Watch What Happens Live“, Shields i ka thënë moderatorit Andy Cohen, se presidenti i SHBA-së ishte takuar me të pas dështimit të martesës së tij të dytë.

“Unë isha duke bërë një film dhe ai më thirri pasi ishte divorcuar,” ka thënë Shields.

Ajo ka zbuluar se kjo kishte ndodhur pasi Trump ishte ndarë nga gruaja e tij e dytë, Marla Maples, në vitin 1999. Çifti ishte i martuar për gjashtë vjet.

“Ai më tha se ne duhet të takohemi, pasi ai ishte njeriu më i pasur në Amerikë dhe unë isha e dashura e Amerikës, dhe shumë njerëz do ta pëlqenin këtë,” ka thënë Shields.

Aktorja pranoi se e kishte hedhur poshtë propozimin e Trumpiit, duke i thënë se kishte të dashur.

Shields, pas ndarjes nga lojtari i tenistit Andre Agassi, nisi të takohej me bashkëshortin e tanishëm Chris Henchy.

Edhe aktorja Candice Bergen ka zbuluar se presidenti aktual amerikan i kishte kërkuar takim kur ajo ishte vetëm 18-vjeç.

“Sidoqoftë, nuk kemi pasur kontakt fizik”, ka thënë Bergen.