Futbollisti Mesut Ozil u martua të premten në Stamboll me aktoren Amine Gülşenë me bekimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Lideri turk mbërriti në ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij në ceremoninë që u mbajt në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit për të parë ish-mesfushorin e Arsenalit të martohej me ish Miss-in e Turqisë. Erdogan dhe gruaja e tij Emine qëndruan pranë çiftin ndërsa ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Ozil njoftoi që në mars se i kishte kërkuar Erdogan të ishte shoqëruesi i tij. Futbollisti dhe Gulse u lidhën në vitin 2017 dhe njoftuan fejesën në qershor 2018.





