Ato janë të dyja të bukura, të famshe e të talentuara, Angelia Jolie dhe aktorja turke Tuba Buyukustun kanë edhe një tjetër të përbashkët: të dyja janë ambasadore të nismave humanitare.

Jolie dhe Buyukustun u takuan së bashku në Festivalin Ndërkombëtarë Aziatik i Filmit që u mbajt në Los Angeles.

Angelina prezantoi filmin "First they killed my father", që rrëfen historinë e një vajze gjatë luftës në Kamboxhia ndërsa Tuba ishte pjestare e jurisë së këtij festivali.

Dy aktoret krahas angazhimve të tjera, i kushtojnë një pjesë të mirë të jetës edhe ndihmës së njerëzve në nevojë.

Kujtojmë që Tuba preu flokët e saj dhe i shiti në ankand në mënyrë që të ardhurat e tyre të shkonin për njerëzit në nevojë, dhe është ambasadore e UNICEF (Fondi i Emergjencës Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët), ndërsa Jolie është ambasadore e UNDP-së (Organizatës së Kombeve të Bashkuara).

Nëpër mediat turke flitet se mes tyre mund të ketë një bashkëpunim të mundshëm mes tyre. Kjo mbetet për tu parë në vazhdim!