Policia amerikane beson se Dahlia Sky, e cila ka qenë aktore pornografike 10 vitet e fundit, ka qëlluar veten me armë.
31 vjecarja raportohet se vuante nga depresioni dhe gjithashtu ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.
Ajo përshkruhej nga miqtë si “shpirt i mrekullueshëm”, “me humor”, “e komplikuar”, dhe “mike e ngrohtë”.Gruaja u gjet e vdekur në një makinë në San Fernando, Los Angeles, më 30 qershor.
Policia tha se ajo kishte një plagë arme në trup, të cilën besohet e ka shkaktuar vetë.
Herën e fundit Dahlia kishte postuar në Instagram më 22 janar, duke mbajtur një veshje të bardhë, teksa pyeste ndjekësit: “Ç’mendoni për kostumin tim?”
Beteja me kancerin besohet se është burimi i depresionit të 31 vjeçares.





