Në emisionin “The Last Leg” aktorja Miriam Margloyes ka deklaruar se një pjesë e saj do të dëshironte ta shihte kryeministrin Boris Johnson të humbte jetën nga koronavirusi, raporton The Sun.

“Kam pasur vështirësi të mos dëshiroja që Boris Johnson të vdiste. Doja që ai të vdiste,” tha Margolyes, e cila është më e njohur për audiencën amerikane për rolin e saj në filmin e “Harry Potter”.

“Por mendova se do të reflektojë keq për mua dhe nuk dua të jem lloj personi që dëshiron që njerëzit të vdesin. Kështu që unë dëshirova që ai të përmirësohej, gjë që ai bëri, ai u bë më mirë. Por nuk u bë më i mirë si qenie njerëzore. Dhe do ta preferoja me të vërtetë edhe këtë ndryshim”, shtoi Margolyes.

Kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me koronavirus në datën 26 mars, ndërsa për rreth 1 javë u shtrua në spital, ku 3 ditë i kaloi në kujdesin intensiv. Tashmë ai është shëruar dhe i është kthyer punës në krye të qeverisë britanike