Një propozim mjaft të veçantë ka marrë Rudina Dembacaj. I dashuri i saj ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të propozuar aktoren e humorit.
Ai kishte menduar që disa nga fotot e tyre ti vendoste në të gjithë shtëpinë e po ashtu kishte shkruar në disa fletë të varura njëra pas tjetrës: Do të martohesh më mua, buf?!
Panorama raporton se Rudina ishte entuziazmuar shumë, dhe ka pranuar të bëhet bashkëshortja e tij.





