Aktorja e humorit Delinda Disha ka zbuluar pak më parë se do të bëhet nënë për herë të dytë. Disha e ka ndarë lajmin me ndjekësit përmes një portreti të ëmbël familjar, me djalin dhe bashkëshortin, të cilët po pikturojnë zemra në barkun e rrumbullakosur.

“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar aktorja përkrah fotos.

Delinda Disha dhe bashkëshorti i saj, Eldo janë prindër të një djali 5-vjeçar të quajtur Dasantin.

Delinda ka rrëfyer dy vite më parë në emisionin Rudina se pasi solli në jetë djalin ka përjetuar depresionin post-partum, të cilin e kaloi falë mbështetjes së familjarëve dhe bashkëshortit.