Steven Spielberg e kishte urdhëruar fëmijën ikonik të “Listës së Schindlerit” të mos e shikojë filmin, fitues të Oskarit, derisa t’i mbushë 18 vjet dhe ajo ka mbetur e traumatizuar pasi theu premtimin e dhënë regjisorit.

Aktorja polake Oliwia Dabrowska ka luajtur vajzën e vogël me xhaketë të kuqe, vdekja e të cilës nxit biznesmenin gjerman Oskar Schindler të shpëtojë jetët e më shumë se një mijë refugjatëve polak çifutë gjatë Holokaustit. 

Dabrowska, e cila kishte vetëm tre vjet atëherë kur pamja e saj me pallto të kuqe u bë e vetmja gjë me ngjyrë në filmin e bardh e zi, zbuloi që nuk e mbajti premtimin për të mos e shikuar filmin kur i kishte 11 vjet dhe pendohet që nuk i është bindur këshillave të regjisorit.

“Ishte e tmerrshme ta shihja filmin në moshën 11-vjeçare. Nuk kam mundur ta kuptoj shumë, por e kam ditur që nuk kam dashur ta shikojë përsëri në jetë,” tha ajo.

Dabrowska, tani 23-vjeçare, e ka mbajtur rolin e saj sekret nga miqtë e saj derisa është rritur dhe është dashur të kalojnë vite që ajo ta çmonte se pjesë e çfarë gjëje ishte.

 “Jam ndier e turpëruar që kam qenë në film dhe me të vërtetë e zemëruar me prindërit kur i thoshin dikujt për pjesën time. E kam mbajtur sekret për shumë gjatë edhe pse në shkollë të mesme njerëzit më njihnin përmes internetit. Njerëzit thoshin: ‘Duhet të jetë kaq e rëndësishme për ty, duhet të dish kaq shumë për holokaustin.’ Frustrohesha për të gjithë këtë. Pastaj, e kam kuptuar që kam qenë pjesë e diçkaje për çka mund të isha krenare. Spielberg ka pasur të drejtë. Më është dashur të rritem në film,” shton ajo.