Emma Roberts ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, me të dashurin Garrett Hedlund. Lajmin e bëri të ditur fillimisht TMZ. Disa burime treguan për median se Roberts lindi në Los Anxhelos të dielën, më 27 dhjetor. E!News gjithashtu e konfirmoi lajmin.

Emri i foshnjës, sipas burimeve të TMZ, është Rhodes. Ai lindi i shëndetshëm dhe siç konfirmuan mediat, vogëlushi dhe Roberts janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktorja, nga ana tjetër, nuk e ka konfirmuar ende lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës së saj. Emma Roberts njoftoi shtatzëninë e saj në gusht, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit.