Aktorja e njohur Ashley Tisdale është bërë nënë për herë të parë.

Përmes një postimi në Instagram, Tisdale dhe bashkëshorti i saj, Christopher French njoftuan se dy ditë më parë kanë mirëpritur vajzën e tyre.

Tisdale zbuloi emrin e veçantë të vogëlushes, duke publikuar edhe një foto, por pa i zbuluar portretin.

“Jupiter Iris French mbërriti në Tokë më .23.3.21”, -shkroi aktorja.

Tisdale njoftoi shtatzëninë e saj në shtator, kur postoi fotot e para me barkun e rrumbullakosur.