Aktorja dhe bashkëthemeluesja e kompanisë Honest, Jessica Alba ka mirëpritur fëmijën e saj të tretë me burrin dhe themeluesin e Pair of Thieves, Cash Warren.

“Hayes Alba Warren, dhurata më e mirë për Vitin e Ri. Cash dhe unë ndihemi të bekuar,” shkroi Alba në Instagram, duke zbuluar emrin e fëmijës. 

Jessica dhe Cash tashmë janë prindër krenarë për vajzat Honor dhe Haven që kanë qenë më shumë se të ngazëllyera për të mirëpritur një vëlla në familjen e tyre.