Aktorja amerikane Alyssa Milano tregon se si po i bien flokët si pasojë e koronavirusit. Edhe pse ajo e ka kaluar tanimë këtë virus, tregon se efekti i rënies së flokut erdhi menjëherë pasi u shërua.

Simptomat e para të koronavirusit, Alyssa i ka pasur që në muajin prill. Tek njerëzit që kanë përjetuar simptoma afatgjata të COVID-19, humbja e flokëve është një efekt anësor i virusit, sipas studimeve të fundit.

“Vendosni atë maskë të mallkuar”, ka thënë aktorja duke bërë apel për ndërgjegjësimin e njerëzve.