Aktorja e njohur e telenovelave, Carmen Villalobos dhe Sebastián Caicedo i dhanë fund beqarisë më 18 tetor, pas 11 vitesh lidhjeje. Edhe pse dasma ishte menduar si një ceremoni private, çifti nuk kanë mundur ta mbanin të tillë, për shkak të të ftuarve VIP.
Ceremonia e martesës u zhvillua në qytetin Kartagjenë në Kolumbi dhe aktorja 36-vjeçare ngjante si një princeshë me fustanin e nusërisë të cilën e ka realizuar stilisti Jorge Duque në minutën e fundit.
Ndërkohë, dhëndri kishte zgjedhur një kostum rozë të lehtë dhe dyshja e famshme ngjanin aq bukur në altar teksa i thanë “Po” njëri-tjetrit me shpresën se do të jetë përgjithmonë.





