Aktorja e njohur italiane, Ambra Angiolini shtatzënë? Thuhet se aktorja është në pritje të fëmijës së trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Dyshja ka dy vite që janë lidhur me njëri-tjetrin dhe thuhet se do të martohen në muajin qershor.

Revista e njohur italiane “Chi” ka postuar fotografi të 41-vjeçares teksa ecën me partnerin e saj, me dorën e vënë në barkun e rrumbullakosur. Madje thuhet se çifti është mjaft i lumtur për këtë lajm.

Aktualisht aktorja jeton ende në Brescia, ndërsa Massimiliano Allegri jeton në Torino për arsye profesionale.

Ndërkohë për Ambra-n ky është fëmija i tretë, pasi ka edhe dy të tjerë nga lidhja e saj e mëparshme me këngëtarin e famshëm, Francesco Renga.