Pasi mediet latine u pushtuan nga lajmi se këngëtari i njohur Enrique Iglesias u bë babai i dy binjakëve një lajm i gëzuar vjen edhe nga Eva Longoria.

Thashethemet rrezultuan të vërteta… 42 vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Aktorja e serialit amerikan ‘Shtëpiaket e dëshpëruara’ është në muajin e katërt të shtatzanisë dhe pritet të sjellë në jetë një djalë.

Javë më parë qarkulluan në media foto që ngritën dyshimet e shtatëzanisë, të cilat Longoria i

Eva Longoria dhe sipërmarrësi meksikan José Pepe Bastón u martuan në vitin 2016 në një ceremoni romantike të organizuar në Valle de Bravo. 

Ky do të jetë fëmija i parë për aktoren, ndërsa i katërti për bashkëshortin e saj.